​Banorët e lagjeve ‘Tauk Bahçe’ dhe ‘Sofalia’ dhurojnë gjak

28 mars 2018 | 14:47

Komuna e Prishtinës dhe banorët e lagjeve ‘Tauk Bahçe’ dhe ‘Sofalia’ organizuan ditën e dhurimit të gjakut, ku mori pjesë edhe drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Arben Vitia.

Ky organizim po bëhet për herë të katërt me radhë, në shenjë nderimi për banorët e kësaj pjese që 18 vjet më parë ishin dëbuar nga forcat serbe, e shumë prej tyre edhe ishin vrarë.

Po ashtu, në këtë ditë përkujtohen edhe 74 veprimtarët që ishin vrarë në parkun e ‘Tauk Bahçes’ në vitin 1944.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Eksperti i çështjeve të sigurisë, Ramadan Qehaja, ka thënë të…