10 blerjet më të shtrenjta në historinë e futbollit

03 janar 2018 | 10:44

Braziliani Neymar është transferi më i shtrenjtë në histori të futbollit, kurse mbrojtësi më i shtrenjtë i të gjitha kohërave është Virgil Van Dijk, për të cilin Liverpooli i pagoi Southamptonit plot 84.5 milionë euro.

1. Neymar është çmenduria më e madhe që njeh afati kalimtar i futbollit. Verën që kaloi PSG-ja vendosi të paguante klauzolën e largimit 222 milionë euro të brazilianit nga Barcelona. Një lëvizje që konsiderohej fantazi, por jo për sheikun e PSG-së, Al Khelaifi.

2. Pasi humbi Neymar, Barcelona u mundua të rikuperonte diçka në anën sportive, por edhe në imazh, duke blerë Ousmane Dembele nga Borussia e Dortmundit për 105 milionë euro, plus 40 të tjera bonuse, na varësi të performancës dhe trofeve të fituar nga talenti francez.

3. Manchester United bëri një gabim të madh në 2012-ën, kur lejoi largimin e Paul Pogbasë te Juventusi. Katër vite më pas, “Djajtë e Kuq” shpenzuan plot 105 milionë euro për kthimin e francezit në “Old Trafford”.

4. Për të blerë Gareth Bale nga Tottenhami në verë të 2013-ës, Reali i Madridit shpenzoi 108.5 milionë euro. Uellsiani është lojtari më i shtrenjtë që ka prodhuar futbollit britanik dhe mbajti rekordin e transferimit para se PSG-ja te blinte Neymarin.

5. Ka fituar 5 “Topa të Artë”, sa Lionel Messi, por Cristiano Ronaldo rezulton blerja e 5-të më e shtrenjtë në historinë e futbollit. Reali i Madridit ofroi 94 milionë euro për t’ia rrëmbyer “yllin” portugez Manchester United në vitin 2009. Për 7 vite në Madrid ka fituar 4 “Topa të Artë” dhe 3 Liga të Kampionëve. Diçka e jashtëzakonshme për një futbollist.

6. Juventusi e befasoi Napolin, kur në verë të 2016-ës vendosi të paguante klauzolën e largimit të Gonzalo Higuain, plot 90 milionë euro. Një shpenzim ky i pazakontë për një klub italian, por argjentinasi e ka justifikuar me golat e tij te bardhezinjtë.

7. Para se shndërrohej blerja më e shtrenjtë e historisë së futbollit, Neymar përbënte një lajm sensacional edhe kur mbërriti në Evropë te Barcelona nga skuadra braziliane Santos. Në total “blaugranat” shpenzuan 86.2 milionë euro për të siguruar shërbimet e një prej futbollistëve me spektakolarë dhe komercialë që ka njohur historia e futbollit.

8. Afati kalimtar i verës së kaluar kaloi çdo imagjinatë, me shifra që më parë konsideroheshin jashtë logjikës. E tillë ishte edhe blerja e Romelu Lukakut nga Manchester United, me “Dajtë e Kuq” që derdhën 84.8 milionë euro në arkat e Evertonit.

9. I vetmi mbrojtës që përfshihet në 10 transferimet me të shtrenjta është holandezi Virgil Van Dijk. Vetëm pak ditë më parë, Liverpooli shpenzoi plot 84.5 milionë euro për ta shkëputur nga Southamptoni.

10. Top dhjetëshen e mbyll një tjetër emër i madh i futbollit botëror, uruguaiani Luis Suarez, për të cilin Barcelona pranoi të paguante 82.3 milionë euro, që Liverpooli ta lindte ta transferonte në “Camp Nou”.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka arritur marrëveshje me Federatën…