10 golashënuesit më të mirë në “El Clasico”

20 dhjetor 2017 | 12:55

Real Madrid-Barcelona, ose Cristiano Ronaldo kundër Lionel Messit. Brenda një sfidë janë plot 10 “Topa të Artë”, nga 5 për secilën skuadër.

Por jo vetëm kaq, argjentinasi dhe portugezi janë edhe kryegolashënuesit historikë të “El Casicos” (mes tyre qëndron një tjetër legjendë, si Di Stefano). Ju sjellin më poshtë listën e 10 futbollistëve me më shumë gola në “El Clasico”.

1. E kush tjetër veç Lionel Messit do ta kryesonte këtë renditje. “Ylli” i Barcelonës i ka shënuar plot 24 gola Realit të Madridit dhe në moshën 30-vjeçare ka mundësi të thellojë edhe më tej këtë rekord.

2. Alfredo Di Stefano ishte futbollisti që dominonte në vitet ’60. Konsiderohej “Mazja e Zezë” e Barcelonës, sepse i shënonte gjithnjë. U ndal në kuotën e 18 golave në “El Clasico”.

3. Barcelona krenohet me Lionel Messin, ndërsa Reali ka Cristiano Ronaldon. U ka shënuar 17 gola rivalëve të përjetshëm dhe ka rastin të barazojë Di Stefanon.

4. Raul Gonzalez ishte një specialist për të ndëshkuar “Blaugranat”. Para se t’ia linte stafetën Ronaldos, kishte realizuar 15 gola në “El Clasico”.

5. Pas Raul vjen një goleador historik i Barcelonës, Cesar Rodriguez me 14 finalizime.

6. Ferenc Puskas mbërriti në një moshë relativisht të madhe te Reali, megjithatë për aq kohë sa luajti mundi ta ndëshkonte 14 herë Barçën.

7. Paco Gento i Realit është sulmuesi i tretë që ka mundur ta gjejë 14 herë rrugën e rrjetës në “El Clasico”.

8. Me 2 gola më pak, pra më 12, vjen Carlos Alonso, i njohur ndryshe si “Santillana”, i cili luajti për plot 17 sezone me Realin.

9. Josep Samitier ishte një nga figurat e para të barcelonizmit. I ka shënuar 10 gola Realit.

10. Plotëson listën e 10 golashënuesve më të mirë në “El Clasico” po me 10 finalizime meksikani Hugo Sanchez. Një emblemë e Realit në vitet 1985-1992.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anëtaret e Komisionit Parlamentar për të Drejtat e Njeriut, Barazi…