10 qytetet më të mëdha në botë

14 Dhjetor 21:05

Disa njerëz kënaqen me natyrën dhe ajrin e pastër, por ka dhe të tillë që kënaqen me jetën e zhurmshme në qytet. Zakonisht, jetën në metropole e preferojnë të rinjtë – të cilët janë në kërkim të jetës urbane – apo dhe të argëtimit “të çmendur”.

Qytetet janë sinonim i transportit të gjithanashëm, qendrave të mëdha tregtare, diskotekave dhe argëtimit të pafund, ngjarjeve të shumta kulturore, por dhe të diversitetit etnik e kulturor.

Andaj, të vizitosh një metropol të ri, do të thotë të përjetosh një histori të re. Dhe, pa dyshim se, sa më i madh të jetë qyteti që vizitoni – edhe përjetimi do të jetë më i veçantë dhe më i madh.

Në vijim ju sjellim listën e 10 qyteteve më të mëdha në botë – bashkë me rrethinën e tyre, duke e marrë për bazë numrin e banorëve që jetojnë në ato qytete.

10 – Sao Paulo, Brazil (20,935,204)

metro metra 0000010

9 – Delhi, Indi (21,753,486)

metro metra 0000009

8 – Mexico City, Meksikë (22,500,000)

metro metra 0000008

7 – Manila, Filipine (22,710,000)

metro metra 0000007

6 – New York City, SHBA (23,632,722)

metro metra 0000006

5 – Karaçi, Pakistan (24,300,000)

metro metra 0000005

4 – Seul, Korea e Jugut (25,620,000)

metro metra 0000004

3 – Xhakarta, Indonezi (30,214,303)

metro metra 0000003

2 – Shanghai, Kinë (34,000,000)

metro metra 0000002

1 – Tokio, Japoni (37,800,000) 

metro metra 0000001

ngjyra.com

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të fundit
Së paku 3 persona kanë vdekur dhe disa të tjerë…