Pacolli: Lluka vendosi një standard të ri në qeverisje

19 janar 2018 | 21:15

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe kryetari i AKR-së Behgjet Pacolli, ka thënë  se  ministri i Zhvillimit Ekonomik Valdrin Lluka, vendosi një standard të ri në qeverisje, pasi publikoi kontratën komerciale për Termocentralin “Kosova e Re”.

“Sot ministri nga radhët e AKR, Valdrin Lluka, dëshmoi atë çfarë kam promovuar tërë kohën: qeverisje transparente. Duke publikuar kontratën komerciale për Termocentralin Kosova e Re, ai vendosi një standard të ri në qeverisje. Shpresoj që të gjithë ta ndjekin këtë hap pasi që garanton përgjegjësi para qytetarit”, ka shkruar Pacolli në profilin e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka arritur nga Turqia në Kosovë, turpi i pajetë i…