13-vjeçarja habit botën, 70 pikë në ndeshje

20 janar 2018 | 20:10

Jaden Newman është ylli i ri i basketbollit të femrave në botë. Është vetëm 13-vjeç, por talenti i saj ka marrë famë në të gjithë botën, kur ishte vetëm 9-vjeç.

Jaden Newman ose siç e thërrasin ndryshe “Baby Jordan”, ka arritur deri aty sa të fitojë ndaj yllit të Golden State Warriors, Stephen Curry  në një sfidë gjuajtjesh, duke bërë historinë.

Por adoleshentja 13 vjeçare nuk ndalet këtu dhe shënon një rekord të ri, përsa i përket basketbollit të kësaj grupmoshe, raporton “TCH”. Në ndeshjen me të fundit të saj, Jaden Newman mundi të shënojë plot 70 pikë, nga të cilat 51 nga distanca e 3 pikëve. Në total, Jaden pati 24 tentativa në gjuajtjet për 3 pikë, duke u treguar e saktë në 17 prej tyre.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka akuzuar palën e Kosovës…