15 persona janë plagosur nga përleshja me thika në një shkollë në Rusi

15 janar 2018 | 12:14

Autoritetet ruse kanë bërë me dije se një mësuese dhe dy nxënës janë plagosur seriozisht nga ajo që nga hetuesit është përshkruar si ishte sulm me thikë në një shkollë në qytetin Perm.

Ministria rajonale e sigurisë, ka theksuar se gjithsej 15 persona, shumica prej tyre nxënës, janë plagosur në këtë incident në shkollë që ka ndodhur sot.

Në raportet e para ishin cituar zyrtarët që kanë thënë se dy persona të maskuar e sulmuan shkollën në Perm, që është 1150 kilometra në verilindje të Moskës.

Por Komiteti hetues rajonal më vonë ka njoftuar se kishte ndodhur një përleshje ndërmjet dy nxënësve me thika dhe se arsimtarët dhe nxënësit e tjerë ishin përpjekur t’i ndanin.

Policia ka thënë se njëri prej të involvuarve në përleshje ishte nxënës i dikurshëm i kësaj shkolle.

Policia rajonale ka theksuar se një numër i paspecifikuar i të dyshuarve është arrestuar.

Mësimi është ndërprerë dhe nxënësit dhe personeli i shkollës janë evakuuar. (Rel)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se të gjitha rrugët nacionale…