Më 18 prill Mogherini e Hahni vizitojnë Maqedoninë

04 prill 2018 | 16:51

Kryediplomatja evropiane, Federica Mogherini, dhe komisari për zgjerim, Johannes Hahn pritet ta vizitojnë Maqedoninë më 18 dhe 19 prill.

Lajmin e ka bërë me dije kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev në një konferencë për medie me homologun e tij slloven, Miro Cerar, i cili po qëndron për vizitë dyditore në Shkup.

Zaevi ka thënë se Qeveria që ai drejton pret që në gjysmën e dytë të këtij muaji të marrë rekomandim të pastër nga Komisioni Evropian, i cili do të krijonte kushte për marrje të datës për fillim të bisedimeve për anëtarësimin e vendit në BE.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK),  ka publikuar “Bruto Produktin…