19 vjet nga konferenca e Rambujesë

06 shkurt 2018 | 11:12

Më 6 shkurt të vitit 1999 i pati filluar punimet konferenca e Rambujesë.

Kjo konferencë ishte mbajtur në afërsi të Parisit, në Francë, me qellim që t’i jepte fund zgjidhjes së krizës në Kosovë.

Iniciues të kësaj konference, qe cila kishte zgjatur deri më 23 shkurt ishte Grupi i Kontaktit, ndërsa ndërmjetës ishin Cristopher Hill nga ShBA-ja, Boris Majorski nga Rusia dhe Volfang Petrich, përfaqësues i shteteve të Bashkimit Evropian (BE).

Delegacioni i Kosovës kishte pranuar parimisht propozim-marrëveshjen për zgjidhjen e krizës në Kosovë, të cilën e kishte propozuar Grupi i Kontaktit.

Ndërsa delegacioni serb, sado që parimisht kishte pranuar këtë propozim-marrëveshje, pati mbrojtur qëndrimin që trupave të NATO-s mos t’u lejohet kalimi nëpër Serbi dhe forcat ndërkombëtare në Kosovë të jenë në kuadër të OKB-së.

Edhe rrethi i dytë i bisedime kishte filluar më 15 mars në Paris, pati përfunduar pa sukses. Delegacioni i Kosovës dhe ai serb kishin nënshkruar më 18 mars marrëveshje të ndryshme.

Delegacioni i Kosovës kishte nënshkruar marrëveshjen e ofruar nga bashkëbiseduesit ndërkombëtarë, ndërkohë që delegacioni serb kishte nënshkruar projektmarrëveshjen politike- marrëveshjen për vetëqeverisjen në Kosovë.

As tentimi i fundit, më 22 mars 1999 i të dërguarit special të ShBA-së, Richard Hollbruk nuk ishte i suksesshëm.

Ai nuk ia kishte dalë ta bind presidentin e atëhershëm të Jugosllavisë, Sllobodan Millosheviq që të pranojë marrëveshjen për Kosovën dhe vendosjen e trupave ndërkombëtare.

Më 24 mars 1999, aeroplanët e NATO-s patën filluar bombardimin e trupave ushtarake dhe paramilitare të Serbisë.

Bombardimet përfunduan më 6 qershor të vitit 1999 me nënshkrimin e Marrëveshjes së Kumanovës që parashihte tërheqjen e trupave jugosllave nga Kosova dhe vendosjen e trupave paqësore ndërkombëtare.

Më pas, Këshilli i Sigurimit i OKB-së kishte miratuar rezolutën 1244 me të cilën ishte vendosur prania ndërkombëtare në Kosovë, UNMIK-ut si mision civil dhe KFOR-it, mision ushtarak. (Ksp)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Para disa javësh kryeministri Ramush Haradinaj ka kërkuar nga përfaqësuesit…