20 vite më parë, doktor Fadil Beka tregon se në këtë shtëpi në Skenderaj e kryen operimin e parë

27 prill 2018 | 01:03

Mjeku i UÇK-së, Fadil Beka, i cili kishte mjekuar mijëra ushtarë dhe civil të plagosur gjatë luftës, aktualisht deputet i Kuvendit të Kosovës, ka postuar disa fotografi në llogarinë e vet në “Facebook” përmes së cilave kujton 20-vjetorin kur në Skenderaj ka filluar punën spitali i parë ushtarak në zonat e luftës.

Ai ka treguar se 20 vjet më parë, më 27. 04. 1998 në shtëpinë e Beqir Aliut në Likofc nisi punën ky spital, ku edhe kryhet operacioni i parë me anestezion të përgjithshëm, pacienti që është operuar ka qenë Mujë Krasniqi – Kapuçi, një nga themeluesit, komandant dhe figurë emblematike e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Sot e 20 vite më parë më 27.04.1998 në shtëpi të Beqir Aliut në Likofc të Skenderajt, Zona Operative e Drenicës, pra në këtë shtëpi filloj punën spitali i parë ushtarak në zonat e luftës. Pikërisht më këtë datë në këtë shtëpi kryhet operacioni i parë me anestezion të përgjithshëm dhe pacienti që është operuar ka qenë Mujë Krasniqi- Kapuçi, një nga themeluesit, komandant dhe figurë emblematike e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Më këtë rast, në këtë përvjetor i përshëndes të gjithë pacientet qe u mjekuan në këtë spital, po ashtu i përgëzoj të gjithë stafin mjekësor për kontributin e tyre në përkujdesjen e pacientëve civil dhe ushtar. Po ashtu, i përshëndes të gjithë ata qe na furnizuan me barna dhe material mjekësor, si ata vendor dhe ata ndërkombëtarë. Më këtë rast po ju ofrojmë disa foto të asaj kohe duke operuar në këtë sallë se bashku me disa kolegë të nderuar,specialist dhe infermier”, ka shkruar Beka.

Fotografia e Fadil Beka

Fotografia e Fadil Beka

Fotografia e Fadil Beka

Fotografia e Fadil Beka

Fotografia e Fadil Beka

Fotografia e Fadil Beka

Fotografia e Fadil Beka

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryeshefi i Postës dhe Telekomit të Kosovës, Shyqyri Haxha, ka…