200 kravata për kryeministrin e Kosovës

26 dhjetor 2017 | 08:21

Sot mbahet një aksion simbolik ‘humanitar’ me moton “Kryeministër na po vim met ndihmu”, ku njerëz ‘të vullnetit të mirë’ do të shkojnë t’i dërgojnë kravatat kryeministrit, i cili ia ka rritur pagën vetes qind për qind, e që tani e merr 2950 euro.

Në një emision televiziv Haradinaj ka thënë se duhet të blejë këmisha dhe kravata dhe si kryeministër nuk mund të dal gjithqysh.

Protesta fillon në orën 12:00 dhe mbahet para Qeverisë së Kosovës, ku do t’i dërgohen kryeministrit më shumë se 200 kravata. (ksp)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sokol Dobruna, ish-drejtuesi i Gjykatës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,…