27 nxënës të vrarë në Indi pas përplasjes së autobusit të shkollës

09 prill 2018 | 19:36

Të paktën 27 fëmijë janë vrarë pasi autobusi i tyre i shkollës u përplas nga një rrugë malore në ultësirën e Himalajeve.

Sipas policisë indiane, në mesin e të vdekurve ka të përfshirë fëmijë të moshës 4 deri në 12 vjet.

Zyrtari policor Sunil Kumar tha se hetimet fillestare tregojnë se shoferi i autobusit po shpejtonte dhe humbi kontrollin në buzë të grykës, duke rënë rreth 60 metra në tokë më poshtë.

Ekipet e shpëtimit po vazhdonin të gërmonin nëpër rrënoja duke kërkuar për më shumë të mbijetuar, tha Kumar, njofton Klan Kosova.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Dardan Gashi së bashku…