33 të vdekur nga temperaturat e larta në Kanada

05 korrik 2018 | 22:47

Të paktën 33 persona kanë humbur jetën si pasojë e temperaturave të larta ekstreme që përfshinë provincën Quebec të Kanadasë nga 29 qershori.

Shërbimi Meteorologjik i Kanadasë bëri të ditur përmes një njoftimi se temperaturat në rajonin Montreal javën e fundit kanë lëvizur mes 40 dhe 45 gradë celsius.

Koncentrimet e larta të ozonit që janë rritur si pasojë e temperaturave ekstreme kanë shkaktuar cilësi të keqe të ajrit, duke ndikuar te fëmijët me astmë dhe personat me probleme të frymëmarrjes dhe zemrës, gjendje që është vërejtur në rastet e vdekjes.

Drejtoria Shëndetësore Popullore e Montrealit njoftoi se personat e vdekur nuk kanë pasur kondicionerë në shtëpitë e tyre dhe kanë vuajtur nga probleme shëndetësore.

Ndërkohë, kryeministri kanadaez Justin Trudeau përmes rrjeteve sociale ka publikuar një mesazh ngushëllimi për të vdekurit si pasojë e temperaturave ekstreme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ali Ahmeti është lideri i padiskutueshëm i BDI-së së shqiptarëve…