Më 4 mars mbahen Kuvendi i Punës së FBK-së dhe Klinika për Gjyqtarët

07 shkurt 2018 | 10:48

Sekretarja e Përgjithshme e FBK-së, Elvira Dushku, ka bërë me dije se më 4 mars në Therandë do të mbahen Kuvendi i Punë së FBK-së dhe Klinika për Gjyqtarët Potencial për thirrje të FIBA-s.

“Më 4 mars, në Therandë, do të mbahet Kuvendi i Punës i FBK-së dhe në kuadër të ‘Final 8’ të Kupës së Kosovës prej 28 shkurtit deri më 3 mars do të organizohet nga FIBA Evropa dhe FBK-ja, Klinika për Gjyqtarët Kandidatë Potencialë për thirrje të FIBA-s. Klinika do të udhëhiqet nga drejtori i Departamentit të Gjyqtarëve në FIBA Evropë, Davorin Nakiç (Kroaci), ndërsa do të ligjërojnë instruktorët e FIBA-s, Gjorgji Piperkov (Maqedoni) dhe Faton Kurshumlija (Kosovë)”, ka deklaruar Dushku.

Pjesëmarrës të Klinikës pritet të janë 9 gjyqtarë potencialë, 4 nga Kosova dhe 5 të tjerë nga shtetet si Turqia, Greqia, Kroacia, Mali i Zi dhe Maqedonia. “Kjo është hera e tretë radhazi që FBK-së i besohet një organizim i tillë nga FIBA, pasi kjo e fundit është shumë e kënaqur me punën dhe organizimin në përgjithësi të bërë në dy vjetët e mëparshëm nga FBK-ja”, ka shtuar Dushku.

Redaksia online
(e.r. / epokaere.com)

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kanë vetëm pak muaj që kanë realizuar fejesën e tyre,…