400 familje të varfra ndihmohen në Mitrovicë

24 maj 2018 | 15:44

Shoqata “Qatar Charity-Kosova” përmes një donacioni ka ndihmuar të enjten 400 familje skamnore të Mitrovicës.

Drejtoria për Integrime Evropiane dhe Mirëqenie Sociale, sektori i Qendrës për Punë Sociale në bashkëpunim me shoqatën “Qatar Charity-Kosova”, ka identifikuar familjet në nevojë dhe i kanë ndihmuar ato me nga një pako ushqimore për secilën familje.

Drejtoresha për Integrime Evropiane dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Mitrovicës, Nazane Kërveshi, ka falënderuar shoqatën humanitare “Qatar Charity-Kosova” për veprimet e tyre humane të treguar në vazhdimësi për qytetarët mitrovicas.

“Ne po mundohemi t’iu ndihmojmë nevojtarëve brenda mundësive tona, por me këtë buxhet që kemi është e pamundur që t’i plotësojmë të gjitha kërkesat e tyre. Prandaj, ju falënderoi për kontributin tuaj për të ndihmuar familjet skamnore të Mitrovicës”, ka thënë Kërveshi.
Ajo ka theksuar se ndihmat e tilla e zbusin gjendjen e rëndë sociale në të cilën ndodhen këto familje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje,…