5 gjërat që mund të keni humbur nga “El Clasico”
“El Clasico” nuk zhgënjen asnjëherë. Në përballjen e fundit ishte një ndeshje e vakët në pjesën e parë, por pas pushimit ndeshja u kthye në një “triller” të vërtetë. Por përveç golave dhe kartonit të kuq, kishte shumë pika për t’u diskutuar të cilat mbase mund t’ju kenë shpëtuar.
Ronaldo kishte një ditë për t’u harruar
Ylli i Real Madrid nuk shkëlqeu në edicionin e fundit të “El Clasico”-s. Në 10 minutat e para, sulmuesi kishte një mundësi të madhe për të goditur kuadratin dhe shpeshherë kur i jepet ajo mundësi ai nuk të fal, por në këtë rast ai doli huq në mënyrë të turpshme, raporton “Telesport”. Por kishte diçka akoma më të turpshme që do të hyjë në folklorin e rivalitetit midis Messi-Ronaldo. Messi mori përsipër një goditje standarde dhe e dërgon topin në fytyrën e portugezit, një moment qesharak.
Jordi Alba turpëron Luka Modriqin
Lojtarët më të mirë bëjnë lojëra të mëdha kur duhet, dhe një incident ishte veçanërisht për t’u mbajtur mend. Teksa Jordi Alba mori topin pranë vijës së mesit të vushës, ai e dërgoi përmes këmbëve të Modriq dhe më pas finalizoi një mur me Iniesta-n. Ajo lëvizje e frustroi aq shumë kroatin sa që ngriti duart në shenjë dëshpërimi pasi mori vesh se çfarë i ndodhi.
Një vit i keq i BBC
Ka qenë një vit i madh për trofe te Real Madrid. “Los Blancos” kanë fituar pesë trofetë: La Liga, Ligën e Kampionëve, dy Superkupa dhe Kupën e Botës për Klube. Por viti 2017 nuk ka qenë viti i treshes më të famshme të sulmit Ronaldo, Benzema dhe Bale. Nga 63 ndeshjet që Real ka luajtur në 2017, BBC e famshme ka filluar nga minuta e parë vetëm shtatë. Edhe në “El Clasico” tresha ishte e dobët, me Bale që u fut në fushë vetëm në fund të ndeshjes.
Tifozëria e Krishtlindjes
Tifozët e pasionuar të Real Madrid kanë krijuar një atmosferë festash duke shfaqur një banderolë të madhe me fjalët “Blanca Navidad” që do të thotë Krishtlindje të bardha. Bashkë me shprehjen ishin edhe pesë trofetë e fituar nga skuadra këtë sezon. Por Barcelona do të qeshë e fundit, të paktën këtë sezon, teksa Madrid është 14 pikë më pak dhe kanë një ndeshje të frikshme në Ligën e Kampionëve ndaj PSG-s.
Rivalë në fushë, shokë jashtë saj
Shumë legjenda të këtij sporti kanë qenë të pranishëm në “Bernabeu” për të parë supersfidën. Kaka ka pozuar me ish-sulmuesin e Barcelonës, Patrick Kluivert, bashkë me ta ishte edhe legjenda e Brazilit, Roberto Carlos. Edhe idhulli i madrilenëve Raul është parë pranë ikonës katalanase Carles Puyol. Ndërkohë Arbeola ka postuar një foto në “Bernabeu”.