“Beteja e Kalinjingradit” dhe “Çështja e seksit”

06 korrik 2018 | 15:24

Bardhyl Mahmuti

Deklaratat fyese të Mustafa Nanos ndaj Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit kanë pezmatuar një numër shumë të madh simpatizuesish të këtyre dy futbollistëve. Përderisa një shtet i tërë (Serbia) ishte mobilizuar për ta fituar “betejën e Kalinjingradit”, që duhej të dëshmonte “epërsinë serbe” ndaj “koalicion ndërkombëtar” të shqiptarëve, kroatëve dhe boshnjakëve, mercenarët e kësaj beteje vazhdojnë ta vajtojnë humbjen.

Nga të gjitha prononcimet e Mustafa Nanos në TV ABC, në TV Dukagjini dhe në revistën Mapo, do të veçoj kualifikimin e gjestit të këtyre dy sportistëve si “fyese ndaj zviceranëve më shumë sesa ndaj serbëve”. Mustafa Nano nuk u ndal me kaq. Ai u mundua ta vërë veten në pozitën e një qytetari zviceran dhe pohon publikisht se “po të isha zviceran, do të provoja një lloj parehatie prej faktit që një lojtar i skuadrës përfaqësuese të vendit tim feston me simbolika të një kombi tjetër”.

Për të ilustruar parehatinë e tij, Mustafa Nano citon deklaratën e deputetit të parlamentit zviceran, Roger Köppel. Ky deputet i UDC-së, i njohur për pikëpamjet e veta raciste, deklaroi: “Kur pashë Xhakën e Shaqirin që, ndonëse mbanin veshur fanellën me ngjyrat e Zvicrës, po bënin shqiponjën shqiptare me dy kokë, u ndjeva ligsht. M’u duk vetja si të isha duke bërë seks me gruan, dhe kjo e fundit, teksa unë isha në prag të orgazmës, mes gulçeve e ofshamave ia bën: “Oh, oh, oh, Jean-Luc!”. Imagjinoni se si mund të ndihem në këtë rrethanë, kur jam i sigurt që emri im nuk është Jean-Luc”.

Nga deklaratat raciste të Roger Köppel-it janë distancuar edhe vetë zviceranët. Por kjo nuk e nxit Mustafa Nanos, sepse edhe ky, njëlloj sikurse racisti i UDC-së, ka ndier parehati nga gjesti i Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit!

Nuk do të përsëris atë që kam shkruar lidhur me këtë temë në dy shkrimet e mia të mëparshme, sepse e shoh të parëndësishme të përpiqem të bind mercenarët e makinerisë propagandistike serbe në mediat shqiptare. Për këtë kategori njerëzish dëshiroj të shkoqis vetëm një aspekt.

Është e qartë se gjesti i shqiponjës dykrenore është gjest identifikues, i zhveshur nga çdo konotacion provokues, që kënaqi miliona njerëz anekënd globit tokësor.

Çështja pse një numër i konsiderueshëm serbësh, mercenarësh të llojit të Mustafa Nanos dhe racistësh të kategorisë së Roger Köppel-it nuk janë ndier rehat, dhe pse dikujt i është dukur se Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri kanë “bërë seks me gratë dhe nënat e tyre”, janë çështje që nuk kanë lidhje me sportin dhe as me politikën. Psikanaliza mund t’i shpjegojë Mustafa Nanos, të dashurit të tij, Zoran Panoviçit, Roger Köppel-it dhe kopilëve të këtij lloji se ku qëndrojnë arsyet e parehatisë së tyre!

Në fund po e përfundoj këtë shkrim me fjalët e ish-presidentes së Konfederatës Zvicerane. Në një intervistë për gazetës Sontags Blick, zonja Micheline Clamy –Rey deklaroi: “Nuk mund të dëshmosh besnikërimë të madhe se nëpërmjet shënimit të golave për Zvicrën. Askush nuk mund t’i detyrojë ata të hedhin nga dritarja origjinën dhe të kaluarën e tyre. Që të dy lojtarët janë zviceranë, por rrënjët e tyre janë në Kosovë dhe kjo nuk është aspak kontradiktore. Sidomos jo në Zvicër”.
Gjestete Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit mund t’i duken fyese dhe kontradiktore vetëm racistëve dhe mercenarëve!
Sikur të kisha të drejtë të nxirrja nga konteksti gjestin e këtyre dy sportistëve të shkëlqyer, atëherë do t’u thosha: Ju lumtë, që i çmendët fare! I bëtë që të dyshojnë se vërtetë keni fjetur me gratë dhe nënat e tyre!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lionel Messi dëshiron që Barcelona të nënshkruajë me mesfushorin e…