Britania planifikon dyfishim të numrit të trupave në Afganistan

11 korrik 2018 | 10:12

Kryeministrja britanike, Theresa May ka njoftuar se Britania është duke planifikuar dyfishimin e numrit të trupave në Afganistan.

May ka thënë më 10 korrik se ushtria britanike do të dërgojë 440 trupa shtesë, duke dërguar në 1 100 numrin e forcave në këtë vend, si ndihmesë për forcat afgane në luftën e tyre kundër kryengritësve talibanë dhe atyre të grupit militant, Shteti Islamik.

Ky hap ka ardhur vetëm pak kohë para nisjes së samitit të NATO-s më 11 korrik në Bruksel, derisa presidenti amerikan, Donald Trump ka kërkuar nga vendet anëtare të aleancës të kontribuojnë më shumë në përpjekjet e tyre për mbrojtje kombëtare.

Trumpi u ka bërë thirrje aleatëve të dërgojnë forca të reja në Afganistan, për të ndihmuar në këtë shtet, ku misioni i udhëhequr nga NATO-ja, mbështet Qeverinë e Kabulit.

“Në përkushtimin tonë për të dërguar trupa shtesë si ndihmesë për këshillim në operacionet në Afganistan, në kemi treguar se kur NATO-ja thërret, Mbretëria e Bashkuar është në mesin e vendeve të para që përgjigjet”, ka thënë May.

Trupat shtesë nuk do të jenë pjesë e operacioneve luftarake, mirëpo do të ndihmojnë në misionin e aleancës për trajnime.

Gjysma e trupave britanike do të arrin në muajin gusht, derisa pjesa tjetër pritet t’iu bashkohet në shkurt të vitit 2019.

Të gjithë do të vendosen në Kabul.

Qeveria e Kabulit është përballur vitet e fundit me talibanët, militantët e grupit ekstremist, Shteti Islamik, Al-Kaidën dhe grupe tjera, 17 vjet pasi koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara ka larguar talibanët nga udhëheqësin në Afganistan.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka vazhduar betejën e tij…