Ederi transferohet te Jiangsu Suning

14 korrik 2018 | 08:25

Eder Citadin Martins është zyrtarisht lojtar i Jiangsu Suningut.

Sulmuesi i kombëtares italiane ka lënë përfundimisht Interin duke u transferuar në kampionatin kinez, te klubi që është në pronësi të Zhang Jindong, manjatit aziatik që zotëron gjithashtu 70 % të aksioneve të Interit.

Në arkat e Interit për kartonin e futbollistit italo-brazilian, Jiangsu ka derdhur 5.5 milionë euro, ndërkohë që Eder ka firmosur me klubin kinez për dy vjet e gjysmë teksa do të përfitojë në total 13 milionë euro.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Belgjika dhe Anglia do të përballen për herë të dytë…