7 yje që morën fund pasi shkuan te Bayerni

11 janar 2018 | 14:37

Bayern Munchen është një nga klubet më të mëdhenj në botën e futbollit dhe në botën e sportit.

“Bavarezët” janë gjithmonë protagonistë në Bundesliga (mund ta quajnë edhe Bayernliga) dhe në Evropë, ku kanë triumfuar pesë herë në historinë e tyre. Një nga arsyet për suksesin e tyre është edhe aftësia për të evidentuar lojtarët e duhur në afatin kalimtar dhe për t’i siguruar ata para se klubet e tjerë të kenë mundësinë të ndërhyjnë. Por jo të gjitha këto operacione kanë shkuar siç duhet dhe më poshtë janë renditur emrat e 7 lojtarëve të cilët nuk kanë arritur të shkëlqejnë më pasi janë transferuar te klubi “bavarez”.

7.Lukas Podolski

Me 51 gola të shënuar në 85 ndeshje të luajtura me Koln, Podolski ishte një nga talentet më premtues në Evropë. Por nuk arriti të jepte kurrë maksimumin e tij te Bayern Munchen, duke shënuar vetëm 26 gola në 3 sezone.

6.Xherdan Shaqiri

Pasi shkëlqeu me Bazelin në një fitore 2-1 të arritur kundër Manchester United në 2011-ën, gjëra të mëdha priteshin nga fantazisti me origjinë shqiptare. Dhe, pavarësisht se fitoi me Bayern, Shaqiri nuk arriti të përsëriste formën e mirë të treguar me klubin zviceran.

5.Mario Gotze

Me 29 gola të realizuar në sezonin 2012-13, Gotze ndihmoi Dortmund që të arrinte në finalen e Ligës së Kampionëve dhe më pas u transferuar për një shumë rekord te Bayerni. Por pas 3 viteve zhgënjyese është kthyer te Dortmundi.

4.Jean-Pierre Papin

215 gola në 341 ndeshje me Milan dhe Marseille. Një nga sulmuesit më të mirë të Evropës në vitet ’90 nuk arriti të shkëlqente në Munchen, duke shënuar vetëm 6 gola në 40 ndeshje.

3.Renato Sanches

Lojtari i më i mirë i Euro 2016 dhe fituesi i çmimi “Golden Boy” në 2016-ën, ai u bë blerja e katërt më e shtrenjtë në historinë e Bayern në 2016-ën, por nuk ka arritur të përshtatet me kampionatin gjerman dhe është huazuar te Swansea, një ekip që ndodhet në vendin e fundit të Premier Ligë.

2.Tobias Rau

Ka shkëlqyer me të rinjtë e Wolfsburg, duke bindur Bayern ta merrte kur ishte vetëm 21-vjeç. Rau ka pasur vështirësi te “bavarezët” për shkak të francezëve Sagnol dhe Lizarazu, të cilët luanin në të njëjtin pozicion me të. Në moshën 27-vjeçare vendosi të tërhiqej nga futbolli.

1.Marcel Jansen

Pjesë e kombëtares së Gjermanisë dhe Borussia Dortmund, Jansen kaloi te Bayerni në vitin 2007, ai ka rezistuar vetëm një sezon me “bavarezët” para se të transferohej te Hamburg.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” gjatë vitit 2017 ka…