8 sportistë profesionistë, që kanë pirë marihuanë dhe duhan

02 janar 13:13

Lajmi i para disa kohëve i vëllezërve Diaz, “luftëtarët” e UFC, se janë kapur duke pirë duhan dhe janë gjobitur me vlerë rreth 2000 $, ka inspiruar “Marca Buzz” për të bërë një listë të sportistëve, të cilët janë fiksuar duke konsumuar marihuanë dhe duhan.

 

  1. Franck Ribery u kap në Ibiza me një mik.

 

 

  1. Michael Phelps u kap në vitin 2009, menjëherë pas suksesit të tij historik në “Pekin 2008”.

 

 

  1. Allen Iverson. Ish-lojtari i Sixers në NBA u arrestua për posedim të marihuanës (ndër të tjera), më shumë se një herë.

 

 

  1. Gervasio Deferr, spanjolli me medalje olimpike, u pezullua tre muaj në vitin 2002, sepse nga testi rezultoi pozitiv me kanabis.

 

 

  1. Pat Cash. Ish-lojtari i Australian i tenisit pranoi në vitin 2007 se gjatë turneut “Wimbledon”, të cilin e fitoi në vitin 1987, hëngri biskota të tymosura marihuanë.

 

 

  1. Carmelo Anthony është dënuar dy herë gjatë karrierës së tij për posedim të marihuanës.

 

 

  1. Ish-lojtari francez i tenisit, Yannick Noah, befasoi gjithkënd, kur pranoi se gjatë karrierës së tij ka tymosur rregullisht e mjaftueshëm në shtëpi.

 

 

  1. Kareem Abdul-Jabbar është një avokat i marihuanës mjekësore. Ish-lojtari i NBA ka leje medicinale për të pirë duhan, si rrethanë lehtësuese për sëmundjen e migranës.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të fundit
Sigal Prishtina nuk ka arritur ta sigurojë kualifikimin në edicionin…