89-shi e deklasoi Vllazninë, fitojnë Feronikeli dhe Llapi  

18 maj 2018 | 17:55

Trepça ’89 e ka mposhtur bindshëm skuadrën e Vllaznisë së Pozharanit (6-1), në ndeshjen e fundit për skuadrën mysafire në Superligë.

Golat për 89-shin i shënuan Mohammad El-Kayed (2), Ylber Maloku (18, 64), Elbasan Thaqi (47’), Otto John (54) nga penalltia, Arb Manaj (66), kurse golin e nderit për mysafirët e shënoi Almedin Murati (83).

Fitore ka shënuar edhe skuadra e Llapit ndaj Besës së Pejës (3-4). Me fitore kampionatin e mbylli edhe Feronikeli, që ishte dominant ndaj Flamurtarit (0-3).

Redaksia online
(e.r. / epokaere.com)

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i Prishtinës, Afrim Muçiqi, ka thënë se për ndeshjen…