Abdixhiku i kundërpërgjigjet Krasniqit

22 janar 2018 | 13:42

Deputeti i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i ka reaguar shefit të Grupit Parlament të PDK-së, Memli Krasniqit, i cili sot ka thënë se qëndrimi i LDK-së për Gjykatën Speciale është i njëjtë me atë të Listës Serbe.

Në profilin e vet në “Facebook”, Abdixhiku ka shkruar se LDK është konsistente në qëndrimet e saj për Specialen, duke shtuar se njëjta është sponsorizuar pikërisht nga PDK.

Postimi i plotë i Lumir Abdixhiku në “Facebook”:
Memli Krasniqi paska akuzuar deputetët e LDK-së për qëndrime të njëjta për Specialen me Listën Serbe.
– E para, LDK nuk e ka partner qeverisës Listën Serbe, PDK e ka. PDK ka pritur 5 orë miratimin dhe ardhjen nga Beogradi. Nëse vërtetë i konsideroni siç edhe janë, largoni prej qeverisë. Mos na mbaj ligjërata.
– E dyta, LDK është konsistente në qëndrimet e saja. Gjykatën Speciale e ka votuar dhe sponsorizuar pikërisht PDK. LDK s’mund të luaj me politikën nacionale e ndërkombëtare sipas qejfeve të odave. Jemi më serioz se kaq.
– E treta, LDK s’bën akrobacione politike për të rrënuar aleancën me SHBA-të. Ju njohim për theqafje, por theqafjen se lejojmë për vendin tanë. Këtë aleancë e kemi bindje politike.
– E katërta, identifikimi i LDK-së me Beograd s’është risi nga PDK. Kështu keni bërë gjithherë kur muskujt s’ju kanë bërë punë aty ku duhej intelekt. Por gjuha e njëjtë ka shtyrë e nxitë edhe eliminimin e figurave kyçe të LDK-së. Dhe gjuha e njëjtë sot, ka mu këtë rrezik.
Harroni se kjo strategji ju sjellë punë. Qytetarët janë të dijshëm; s’janë aq naive sa i merrni ju – e ne jemi të vendosur ta mbrojmë Republikën.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryesuesi i Komisionit Zgjedhor të Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, ka…