Abe rizgjidhet kryeministër i Japonisë

01 Nëntor 13:11

Shinzo Abe, i cili ishte kryeministër prej dhjetorit të vitit 2012, me lehtësi është rizgjedhur në parlament, pasi për të votuan 312 prej 465 ligjvënësve. Ai pritet që gjatë ditës së sotme t’i emërojë ministrat e njëjtë që i kishte edhe në qeverinë e mëparshme. Kryeministri, Shinzo Abe, 63-vjeçar, e ka shpërndarë parlamentin në fund të muajit shtator, duke shkaktuar zgjedhje të jashtëzakonshme. Vëzhguesit thanë se kjo lëvizje kishte për qëllim që ai ta fitonte një mandat të ri dhe ta forconte postin e tij, pasi kishte rënë përqindja e popullaritetit të tij gjatë periudhës së verës. (Rel)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të fundit
Një gjykatë në Spanjë e ka ftuar liderin e përmbysur…