Abrashi kritikon qeverisjen e Shpend Ahmetit

26 prill 2018 | 14:35

Ish-kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi, ka hedhur kritika ndaj qeverisjes komunale të drejtuar nga Shpend Ahmeti.

Abrashi ka përmendur edhe tremujorin e parë të këtij viti të kompanisë së “Pastrimi”, duke thënë se ajo ka dështuar pasi është marrë në menaxhim nga komuna.

“Derisa vitin e kaluar në tre mujorin e njëjtë kompania ‘Pastrimi’ ka inkasuar diku rreth 615 mijë euro për tre muaj, këtë vit komuna pasi e ka marrë këtë kompetencë ka arritur t’i inkasojë vetëm 133 mijë euro, pra po flasim për diku rreth 400 mijë euro më pak”, ka thënë Abrashi në një konferencë për medie.

Ai ka thënë se përderisa të hyrat kanë shënuar rënie, shpenzimet për mallra dhe shërbime janë arritur.

Abrashi, i cili me një përqindje të vogël kishte humbur nga Ahmeti në balotazhin e nëntorit të vitit të kaluar, shpreson se Gjykata Kushtetuese do të vërtetojë se në zgjedhjet për Prishtinën, janë shkelur të drejtat e tyre.

“Ju e dini ankesën tonë në Gjykatë Kushtetuese, ne presim një vendim të drejtë, sepse mendojmë që të drejtat tona kushtetuese janë shkelë, nuk bëjmë fare presion, vetëm shpresojmë që kushtetuesja do ta vërtetojë shkeljen e të drejtave kushtetuese dhe të kemi një vendim meritor nga ajo”, ka thënë Abrashi.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nora Gjakova e ka mposhtur Telma Monteiro për të siguruar…