>

“Adem Demaçi, Mandela i kombit shqiptar”

26 shkurt 12:15

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike  të Kosovës (PDK), Adem Grabovci, me rastin e 82-vjetorit të lindjes së veprimtarit të çështjes kombëtare, Adem Demaçi, ka thënë se kombi shqiptar ka arsye të ndihet krenar me Bacën Adem.

“Adem Demaçi, Mandela i kombit tonë, ka sot ditëlindjen e 82-të. Me emrin e Bacës Adem janë të lidhura si mishi me thoni përpjekjet e shumta dhe lufta e Kosovës, e cila kulmoi me UÇK-në, për çlirim nga robëria serbe dhe pavarësim.
Kombi ynë ka pse të ndjehet krenar me Adem Demaçin. Edhe 100 të tjera, Bacë Adem Demaçi!”, ka shkruar Grabovci në llogarinë e vet në “Facebook”.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të fundit
Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka marrë pjesë në konferencën…