Ademi: Prishtina do ta eliminojë CS Fola Elsch

12 korrik 2018 | 15:45

Kryetari i ri i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi e ka uruar Prishtinën për barazimin e arritur si mysafir i skuadrës nga Luksemburgu, CS Fola Elsch (0-0).

Ai është optimist se kryeqytetasit në ndeshjen e dytë do të sigurojnë kualifikimin.

“Barazimi i i FC Prishtina kundër CS Fola Elsch edhe një herë dëshmoi se futbolli ynë po ecën me hapa të sigurt përpara. Uroj të gjithë stafin e klubit dhe tifozët e saj për këtë rezultat, me shpresën dhe besimin se në ndeshjen e kthimit pas një jave, FC Prishtina, me përkrahjen e tifozëve, do të arrijë të shënojë fitore dhe do ta kalojë rrethin e parë kualifikues të Ligës së Evropës, që do të ishte një tjetër sukses për futbollin e Kosovës. Urime e paçi fat”, ka thënë Ademi.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Statistikat e…