Aferim ministër Bytyçi!

14 Janar 13:28

Fadil Maloku

Na duhet një reformë e thellë Universitare, në mënyrë që ta rrisim kualitetin e arsimit. “Të gjithë studentët duhet t’i nënshtrohen provimit shtetëror në momentin kur e përfundojnë një program të caktuar në një fakultet të caktuar”.

Studentët e Kosovës, për gjykimin tim sociologjik do të duhej të bëhen jo objekt, por subjekt kryesor kreativ, në procesin e reformimit të Universiteteve “këpurdha”. Në përvojën time pedagogjike, e sidomos në atë të një vrojtuesi e kërkuesi shkencor – empirik, kam kuptuar dhe dëshmuar pragmatisht se studentët tanë ende kanë rezerva të paarsyeshme, kur është fjala e “instalimit” të subjektivitetit të tyre në procesin e arsimimit të lartë.

Dhe duke u bazuar në këta parametra empirik e pragmatik, si edhe përvojës sime praktike me studentët, kam bindjen se për t’u reformuar ky nivel i shkollimit, i duhen të gjeturat shkencore që duhet të adresohen edhe publikisht. Dhe këto të gjetura janë;

1. Studentët duhet të arrijnë dije dhe shkathtësi konkurrente për tregun e brendshëm të punës, dhe në bazë të afiniteteve të tyre për kërkim shkencor apo punë profesionale në ekonomi, shërbime publike dhe gjithë institucionet e tjera të shoqërisë, të aftësohen me kurrikula adekuate:

2. Studentët duhet të ndihmohen në përzgjedhjen, akomodimin si edhe ndërtimin e karrierës së tyre ekskluzivisht në bazë të prirjeve dhe një seleksionimi me kritere ekskluzive shkencore, në mënyrë që të ndalojmë hiperproduksionin evident që po prodhon analfabet modern:

3. Stafi i ngushtë i rektoratit do të duhej të angazhohet në krijimin e një fondi për dhënien e bursave shtesë për student të jashtëzakonshëm, në mënyrë që ata të jenë në koherencë me zhvillimet e reja teknologjike…E jo t’i zvogëlojnë, ashtu siç vepruan këto ditë, ku u dashtë intervenimi i ministrit Bytyçi.

4. Studentëve duhet mundësuar në çështjen e lehtësimit të marrjes së vizave, në mënyrë që ata të kenë qasje dhe mundësi të këmbejnë përvojat me kolegët e tyre perëndimor…. Kjo ide akademike evropiane është në përputhje edhe me vizionin e Deklaratës së Bolonjës, por që nuk është shfrytëzuar maksimalisht gjerë më tani:

5. Studentët do të stimulohen që prioritet në interesimin e tyre ta kenë cilësinë e mësimit, kushtet e mësimit dhe suksesin në studime duke vlerësuar rezultatet e veta dhe mësimdhënien si një nga autputet e rëndësishme për përmirësimin e qeverisjes në universitet:

6. Studentët, duhet të “kujdestarojnë” për largimin definitiv të politikës nga Universitetet. Ata duhet ta ruajnë neutralitetin politik, në rast se e dëshirojnë një Universitet profesional e apolitik:

7. Studentët, pastaj, përmes programeve të ndryshme sociale duhet të përkujdesën për ngritjen e përgjegjësisë për mësim sistematik, pjesëmarrje në ligjërata, ushtrime, seminare debate publike etj.

8. UP-ja, duhet të marr përgjegjësit e veta dhe fillojë (sa më shpejt) në hartimin e një plani të detajizuar studimesh për minoritetet në rast se dëshiron të kultivojë kritere dhe standarde si Universitetet Evropiane. Kështu ajo do përgatitë UP-së për kushtëzimet që tashmë janë në horizont nga BE-ja.

9. UP-ja, duhet të sigurojë që tash një lëvizshmëri e mësimdhënësve dhe studentëve në vijën horizontale, ku do të bëhet kyçja në rrjetat dhe programet shkencor të mobilitetit evropian.

10. UP-ja, duhet ta rris shumë më shumë koperativitetin midis studentëve tanë dhe atyre evropian, përmes programeve të ndryshme, siç janë: Sokrates dhe Erasmus, që u jepen vendeve në tranzicion.

11. UP-ja, së fundi duhet të organizojë një studim empirik, ku do të përcilleshin të gjitha programet studimore.
Për këtë qëllim do të duhej të organizon tri tipe evaluimesh; a). përcjelljen e studimeve sistematike te studentëve të UP-së; b). anketimin e studenteve pas përfundimit të studimeve bachelor; c). anketimin e studentëve që tashmë kanë filluar të bëjnë karrierë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të fundit
Gratë në Arabinë Saudite do të lejohen në stadiumet e…