Afro 20 000 afganë të zhvendosur vetëm këtë vit

27 shkurt 2018 | 11:06

Konflikti i vazhdueshëm në Afganistan ka detyruar gati 20 000 njerëz të largohen nga shtëpitë e tyre që nga fillimi i vitit 2018, ka bërë me dije Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB).

Sipas raportit të Zyrës së OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare, 18.500 njerëz janë zhvendosur në janar dhe shkurt.

Kjo është një mesatare prej 385 personash të zhvendosur në ditë, thuhet në raport.

Zhvendosjet e detyruara u raportuan nga pothuajse të gjitha pjesët e Afganistanit, por shumica u bënë nga rajonet lindore dhe perëndimore të vendit, ka thënë OKB-ja.

Vitin e kaluar, 460 000 njerëz janë larguar nga shtëpitë e tyre në Afganistan për shkak të konfliktit, ndërsa numri i zhvendosjeve në vitin 2016 arriti në më shumë se 660 600. (Rel)

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Prishtinës ka njoftuar se ditëve të fundit për…