Agim Aliu takon drejtorët e shkollave të Ferizajt

28 dhjetor 2017 | 10:49

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, i shoqëruar edhe nga drejtori i Arsimit, Bashkim Hyseni, të mërkurën kanë mbajtur një takim me zyrtarët dhe drejtorët e të gjitha shkollave të kësaj komune.

Me këtë rast, kryetari Aliu është shprehur se arsimi ferizajas nuk është në nivelin se çfarë duhet të jetë, por ka theksuar se në qeverisjen e tij katërvjeçare kujdes tepër i veçantë do t’i shtohet arsimit. Ai ka thënë se arsimi është një tërësi dhe është i interesuar të implementohet programi qeverisës për një aftësim cilësor.

Në fund të këtij takimi kryetari Aliu, së bashku me drejtorin Hyseni, kanë thënë se do të bashkëpunojnë ngushtë me të gjithë drejtorët e shkollave të Ferizajt.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pranuar urime…