Agim Bahtiri bëhet me veturë të re, ja kush ia dhuroi

23 qershor 2018 | 18:38

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, drejtim e qeverisjes së qytetit e ka marrë në vitin 2013 për ta vazhduar edhe për një mandat të ri.

Njëra ndër zotime kryesore të tij ka qenë edhe kursimi i buxhetit të komunës, duke përfshirë edhe uljen e shpenzimeve për vetura.

Përderisa kryetarët e komunave dhe qeveritarët blejnë vetura me para të buxhetit të shtetit, Agim Bahtiri sot ka blerë veturë me para të familjes.

Në fotografitë e publikuara nga djali i tij në “Facebook”, shihet se ai ka blerë veturë të re “Range Rover Sport” të prodhuar në vitin 2018.

Në një prononcim të shkurtër për “Veriu.info”, Bahtiri ka treguar se veturën e ka marrë dhuratë nga familja e tij që jeton në Holandë, katër djemtë dhe dy vajzat, të cilët e kanë surprizuar me këtë dhuratë të çmueshme.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-lojtari i Manchester Unitedit dhe Real Madridit, Javier Hernandez e…