Agim Bahtiri ka mirëpritur admiralin James Foggo

01 Shkurt 18:57

Admirali James Foggo, komandant i Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli dhe komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Salvatore Cuoci, kanë vizituar të enjten Mitrovicën, me ç’rast janë takuar me kryetarët, Agim Bahtirin kryetarin e Komunës së Mitrovicës Jugore dhe Goran Rakiq, kryetarin e Mitrovicës Veriore.

Fillimisht admirali James Foggo dhe gjeneralmajor Salvatore Cuoci kanë arritur tek ura kryesore mbi lumin Ibër, ku në cepin jugor të saj i ka pritur kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, bashkë me të cilin pastaj janë nisur këmbë në drejtim të pjesës veriore të Mitrovicës.

Admirali Foggo, pasi në fillim shprehu keqardhje për vrasjen e politikanit nga veriu i Mitrovicës, Oliver Ivaoniq, i garantoi të gjithë qytetarët e Kosovës se KFOR-i do të vazhdojë të sigurojë paqe dhe siguri për të gjithë qytetarët të cilët jetojnë në tërë territorin e Kosovës.

Komandanti i KFOR-it në Kosovë, gjeneralmajor Salvatore Cuoci, tha se ura duhet të hapet për lëvizje dhe qarkullim të lirë për qytetarë, ndërsa që KFOR-i do ta sigurojë lëvizjen e lirë.

Pas mbarimit të konferencës me gazetarë, Foggo dhe Cuoci, bashkë me kryetarin Bahtiri, takuan kryetarin Rakiq, me të cilën u përshëndetën e me këtë rast Rakiqi tha se është shumë e rëndësishme që situata të mbahet e qetë dhe se për këtë punë po punojnë të gjithë bashkërisht, duke pasur mbështetjen edhe të KFOR-it.

Ai kërkoi nga të gjitha organet kompetente që sa më parë të zbulohen vrasësit e Ivanoviqit.

Admirali Foggo, gjeneralmajor Salvatore Cuoci, kryetarët Bahtiri e Rakiqi, po ashtu bënë edhe një shëtitje në pjesën veriore të qytetit, deri tek përmendorja e Car Llazarit, për t’u kthyer më pas në drejtimin e urës kryesore mbi Ibër.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të fundit
Ministri i Arsimit, i Shkencës dhe i Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi,…