Ahmeti takohet me kryetarin e TIKA-s, flasin për projektet e përbashkëta

15 mars 2018 | 11:26

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka takuar drejtorin e TIKA-s për Kosovë, Hasan Burak Ceran, me të cilin ka diskutuar për projektet e përbashkëta që po realizohen në dobi të qytetarëve të Prishtinës.

Ahmeti ka theksuar se së shpejti do të nënshkruajnë edhe memorandum bashkëpunimi, ku do të zotohen për ndërtimin e qendrës për Autizëm dhe Down Syndrome, si dhe për restaurimin e Hamamit të qytetit dhe Xhamisë së Çarshisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës U21, Rafet Prekazi, e ka…