Ahmetit i pëlqeu ideja e artistit për flamurin që simbolizon “offside”

27 Janar 14:18

Artisti Driton Selmani, sot e ka zëvendësuar flamurin kombëtar, i cili gjendet në rrethin kryesor në hyrje të Prishtinës, me një flamur që përdoret nga gjyqtarët në futboll për të sinjalizuar pozitën jashtë loje “offside”.

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, me të kuptuar edhe arsyen e vendosjes së këtij flamuri, deklaroi se i vjen mirë që për problemet në vend një artist e tha në këtë mënyrë.

Postimi i plotë i Ahmetit:

Sot në mëngjes më lajmëruan se flamuri kombëtar te rrethi është larguar nga persona të panjohur dhe është vendosur nje flamur tjetër i offside-it.

Pas daljes së inspekcionit në vend të ngjarjes është kuptuar edhe kompania e më vonë edhe qëllimi. Kjo ishte nje protestë artistike e artistit Driton Semani. Me vonë e gjeta edhe shpjegimin që po e bashkangjes këtu.

Flamuri do të kthehet, por më duhet të them që disi më vjen mirë që një gjë e tille është thënë edhe në këtë mënyrë. Mora dhjetëra mesazhe nga njerëz të ndryshëm, të shqetësuar të cilët tani do ta dëgjojnë një qendrim të një artisti.

Offside!!!

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të fundit
Sekretari i Përgjithshëm i AKR-së, Vesel Makolli, ka sqaruar arsyet…