Ajeti në garë për golashënuesin e vitit

30 Prill 10:49

Albian Ajeti, vëllai i Arlindit, mbrojtësit të Kombëtares shqiptare, ka arritur të realizojë dy gola në fitoren e thellë 6-1 të Baselit ndaj Thunit në kampionatin zviceran.

Dy golat, Ajeti i realizoi në minutën e 75 dhe të 86 të sfidës duke e çuar rezultatin final të ndeshjes në 6-1. Me dy golat e shënuar, Ajeti shkon në kuotën e 12 golave në kampionat, vetëm dy më pak se vendi i parë.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të fundit
Xhudistet e Kosovës kanë shkëlqyer në Kampionatin Evropian të Xhudos…