Ajeti: Nuk kam marrë kurrë kërkesë zyrtare nga Shqipëria

24 maj 2018 | 12:28

Albian Ajeti ka trazuar ambientin kuqezi me një deklaratë të tijën. Ai prej muajsh shihej si tradhtar nga tifozët shqiptar, pasi zgjodhi të përfaqësonte Zvicrën në vend të ngjyrave kuqezi.

Vëllai i tij, Arlind Ajeti është pjesë e kombëtares shqiptare dhe ky është një rast i veçantë. Kur është pyetur nga mediet zvicerane se a është kontaktuar ndonjëherë nga Shqipëria, Albiani është përgjigjur: “Asnjëherë në mënyrë direkte. Ata kanë pyetur Arlindin për gjendjen time, por jo për gjëra të rëndësishme. Kjo për mua nuk llogaritet”, ka deklaruar Ajeti.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, ka pritur…