Akademik Ismajli, anëtar nderi i Shoqatës së Linguistëve të Amerikës

23 Janar 17:48

Akademik Rexhep Ismajli është zgjedhur anëtar i përhershëm nderi i Shoqatës së Linguistëve të Amerikës (Linguistic Society of America (LSA) që është institucioni më i rëndësishëm shkencor për çështje të gjuhësisë.

Njoftimi është dërguar të martën nga drejtoresha ekzekutive e LSA-së, Alyson Reed. Akademik Ismajli do t’i ketë të përjetshme statusin dhe përfitimet e anëtarësisë.

“Kushtetuta jonë thotë se ‘një studiues i huaj i shquar në fushën e studimeve gjuhësore e që nuk është banor I SHBA-së, mund të zgjedhet anëtar nderi i Shoqatës, në bazë të rekomandimeve të Komitetit Ekzekutiv’”, ka shkruar drejtoresha Reed në letrën e njoftimit për anëtarësimin e Ismajlit.

Linguistic Society of America (LSA) është themeluar më 1924 dhe shërben për promovimin e studimeve shkencore në fushën e gjuhësisë. Është pandan i Akademisë së Shkencave për çështje të gjuhësisë. Boton dy revista, ndër më prestigjiozet në botë: “Language” dhe “Semantics and Pragmatics”. Rexhep Ismajli (1947) është anëtar i ASHAK-ut që nga viti 1993.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të fundit
Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha është takuar sot me…