AKP: I kemi liruar të gjitha pronat shoqërore nga uzurpatorët

29 Dhjetor 14:37

Trajtimi i aseteve të uzurpuara apo të shfrytëzuara pa bazë ligjore nga palët e treta ka përfunduar me sukses, gjithnjë në bashkëpunim me Policinë e Kosovës. Kështu kanë bërë të ditur zyrtarët nga Zyra për Informim e AKP-së.

Sipas tyre, AKP i ka liruar të gjitha pronat e ndërmarrjeve shoqërore nga shfrytëzuesit e paligjshëm, që ishte edhe objektivë i Agjencisë për këtë vit, me qëllim të ofrimit të sigurisë për investitorët e interesuar për pjesëmarrje në procesin e privatizimit.

Kanë mbetur vetëm 3 asete që gjenden në në veri të vendit, e të cilat në AKP sigurojnë se do të lirohen së shpejti me asistencën e Policisë së Kosovës.

Në ndërkohë, zyrtarët e AKP-së përmendin si progres identifikimin e aseteve të reja të ndërmarrjeve shoqërore. Sipas tyre, vetëm këtë vit janë identifikuar dhe janë vënë nën administrim të AKP-së 36 asete të reja, që më herët nuk i kishim në regjistër të Agjencisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të fundit
Në ambientet e Ministrisë së Infrastrukturës, u mbajt të premtën…