Aksident me fatalitet në magjistralen Gjilan-Ferizaj

08 mars 2018 | 14:32

Një i vdekur dhe dy të tjerë të lënduar janë pasojat e një aksidenti mes një motoçiklete dhe një veture në magjistralen Gjilan-Ferizaj.

Lajmin për ‘Klan Kosovën’ e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për këtë rajon, Ismet Hashani.

Sipas tij, dyshohet edhe për dy të lënduar, por nuk dihet akoma shkalla e dëmtimit që kanë pësuar, ndërsa njësitet policore janë në vendin e ngjarjes duke kryer hetimet për shkaqet e aksidentit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Kujtim Gashi, ka…