Aksident në rrugën Prishtinë- Mitrovicë, vdes një femër

25 maj 2018 | 23:47

Si pasojë e një vetë-aksidenti në rrugën nacionale Prishtinë- Mitrovicë, në rrethrrotullimin afër fshatit Mazgit, një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë janë lënduar.

Komandanti i trafikut rajonal në Prishtinë Milaim Fejzullahu, ka thënë se aksidenti ka ndodhur rreth orës 22:30. “Një 32 vjeçare ka humbur jetën në aksident dhe tre të tjerë janë lënduar dhe janë duke u trajtuar në QKUK”, ka deklaruar Fejzullahu.

Ai ka thënë se sipas informacioneve të para të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë.

Fejzullahu, ka deklaruar për “kallxo.com”, se deri tek aksidenti dyshohet të ketë ardhur për shkak të mospërshtatjes së shpejtësisë në rrethrrotullim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prej ditës së sotme ka hyrë në fuqi Rregullorja e…