“Al Petrol” nderohet me mirënjohje nga shteti

14 shkurt 2018 | 12:35

Në prag të 10-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, “AL Petrol” ka marrë mirënjohje për kontributin e dhënë në zhvillimin ekonomik të vendit.

Këtë çmim “AL Petrol” e ka pranuar nga presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.

“Vlerësimi që na u dha nga presidenti i Kosovës, z. Thaçi, është një shtytje shtesë që të ecim përpara. Duke u zhvilluar kompanitë e duke u zhvilluar ekonomia shteti ynë i ri do të jetë aq më shumë i fuqishëm. Andaj dua të besoj që nuk do të ndalemi së punuari sepse vetëm më punë do të ecë shteti përpara”, u shpreh presidenti i “AL Petrol”-it, Latif Kryeziu.

Ai ka shtuar se “AL Petrol”-i vazhdon të angazhohet që qytetarëve të Republikës së Kosovës t’ju ofrojë shërbime dhe produkte të standardeve më të larta botërore.

Së fundmi “AL Petrol”-i ka nënshkruar kontratë me kompaninë më të madhe për derivate në botë, kompaninë “Shell”, e që shumë shpejt do të ribrendohen pikat me këtë emër.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Tiranë është mbajtur takimi ndërministror Kosovë-Shqipëri për mësimin shqip…