Albin Kurti: Shpend Ahmeti nuk kishte treguar ambicie për kryetar

31 maj 2018 | 22:11

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka folur përsëri për përçarjet në partinë e tij.

Kurti u pyet në “Top Channel” se përse u largua një nga figurat kryesore të Vetëvendosjes, Shpend Ahmeti.

“Fryma e Vetëvendosjes është ajo që ne mbajmë antarësinë tonë. Për mua është enigmatike, të gjitha qëllimet e kësaj dalje nga Lëvizja Vetëvendsoje, ku dihet që ne do të jemi qeverisja e ardhshme. Shpend Ahmeti doli që nuk ka qënë ndërmjetësues, pasi është bërë kryetar i një partie tjetër, mua smë ka thënë asnjëherë se kishte ambicie për t’u bërë kryetar, por e kishte mendjen vetëm te kryeqyteti. Dorëheqja e Ahmetit, nuk është Vetëvendosje, është iracionale, pasi sondazhet sot tregojnë se del fituese në zgjedhjet e reja, ndërsa partia e re, maksimumi do shkojë dy përqind. Kjo është absurd pse janë larguar, koha do tregojë të vërtetën”, ka thënë Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ramazani ka shijen ndryshe në minierën e Stantërgut. Në horizontin…