Albulena Haxhiu zbulon një bisedë mes Dardan Molliqajt dhe Ilir Dedës

21 mars 2018 | 17:45

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka thënë se në byfen e Kuvendit të Kosovës, ka dëgjuar një bashkëbisedim në mes të ish-dy deputetëve të LV-së, Dardan Molliqajt e Ilir Dedës, të cilët po komentonin zhvillimet e sotme në Kuvend.

Haxhiu ka thënë se Deda i ka thënë Molliqajt që po të ishte në vend të Kadri Veselit do t’i nxirrte zhag deputetët e lV-së nga Kuvendi.

“Ilir Deda, deputeti i “moderuar” para pak minutash në byfen e deputetëve i tha Dardan Molliqajt, me qene në vend të tyre (s’e di ne vend te kujt, ndoshta të Kadri Veselit) i kisha qit zhag dhe shkelma jashtë këta të VV-së!”, ka shkruar Haxhiu në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesja e Kosovës në futboll ka mbajtur seancën e parë…