Ali Ahmeti: Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës, Bacë!

17 qershor 2018 | 15:11

Мëngjesi zbardhi me lajmin e hidhur për largimin e Bacës Hilmi Haradinaj nga kjo jetë.

U njohëm kur u vra Luani dhe nuk u ndamë kurrë. U njohëm në kohë të vështira, në rrethana të jashtëzakonshme, bashkë njohëm dhimbjen, por edhe krenarinë. Luftove, organizove, frymëzove, qëndrove dhe asnjëherë nuk u ndale.  

Baca Hilmi, ishe dhe mbete shumë i fortë, po aq i fortë sa edhe djemtë që ia dhe atdheut.

Sot të kujton çdo shqiptar kudo që jeton dhe secili prej nesh bashkëndien për këtë humbje. 

Ndaj dhimbjen me familjarët dhe jam pranë tyre në këto momente të vështira.

Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës, Bacë!

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aktualisht janë 100 pacientë në listë të pritjes të cilët…