Aliji: Panucci më ka ndihmuar shumë

23 mars 2018 | 12:17

 

Mbrojtësi i Virtus Entellas në Serinë B, Naser Aliji, ka thënë se trajneri Christian Panucci i ka ndihmuar shumë, duke i dhënë mundësinë e angazhimit në Kombëtaren e Shqipërisë.

“Më ka ndihmuar shumë dhe dua ta falënderoj. Nuk është normale të grumbulloj një lojtar pa ekip. Ka qenë një mundësi e mirë për ta treguar veten dhe për ta gjetur ekipin e ri. Ai më ka kërkuar të jem i gatshëm dhe të bëj stërvitje çdo ditë për të qenë mirë fizikisht. Nuk doja të rrija pa ekip. Tani jam në Serinë B me Virtus Entellan dhe duhet ta tregoj veten”, ka thënë Aliji.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me 65 vota për, asnjë kundër dhe tri vota abstenim,…