Aliu e Suma diskutojnë për bashkëpunim ndërmjet dy komunave

16 janar 2018 | 15:50

Kryetari i komunës së Ferizajt, Agim Aliu, të martën ka pritur në takim kryetarin e komunës së Hanit të Elezit, Rufki Suma.

Fillimisht Suma ka uruar kryetarin Aliu për mandatin e tij qeverisës, duke i dëshiruar suksese dhe prosperitet në punën e tij me udhëheqjen e komunës së Ferizajt.

Ndërsa, kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, ka deklaruar se vizita e kryetarit Suma është e rëndësisë së veçantë për shkak lidhjeve që ka kanë këto dy komuna.

Më tutje, Aliu e Suma kanë diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit në mes të komunave përkatëse dhe bashkëpunimi rajonal ndërmjet tyre.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i Komunës së Mitrovicës, Faruk Mujka dhe drejtori i…