Alonso: McLaren ka potencial për ta fituar titullin

23 mars 2018 | 12:22

Pas testeve të zhvilluara në Montmelo, për McLaren dhe Fernando Alonso ka ardhur koha e së vërtetës, për ta provuar forcën e makinës britanike në garë.

Ky është momenti për të verifikuar nëse problemet e vjetra janë kaluar apo jo. Piloti spanjoll është optimist edhe në një intervistë para provave të lira që zhvillohen ditën e premte. “Më në fund erdhi momenti për të garuar. Nuk është hera e parë që garoj këtë vit. Kam qenë në 24 orët e Daytona, por këtu është diçka ndryshe. Më pret një sezon i vështirë dhe jam entuziast që do të garojmë me një makinë të re, motor të ri, ku synojmë shumë”, ka thënë Alonso.

Duke folur për njëvendëshen e re, që këtë sezon do të përdorë motor Renault dhe jo më atë Honda, spanjolli ka deklaruar: “Në teste makina jonë tregoi një potencial të admirueshëm, ndryshe nga vitet e fundit, por dimë gjithashtu që kemi shumë për të punuar. Kemi shumë informacion dhe dimë se si funksionojnë gjërat e reja, por tani kemi një garë të vërtetë dhe kemi mundësi të mbledhim shumë informacion. E vështirë të bëj parashikime. Është gara e parë sezonale dhe Melburni është një cirkuit fantastik. Pas një dimri të gjatë, dua të shoh se çfarë kemi mundësi të bëjmë”.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
  Mbrojtësi i Virtus Entellas në Serinë B, Naser Aliji,…