Ambasada e ShBA-së kundërshton deklaratat e liderëve për Specialen

29 dhjetor 2017 | 16:02

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Kosovë, nëpërmjet një deklarate për medie ka theksuar se udhëheqësit e Kosovës e kanë gabim kur po deklarojnë se shfuqizimi i Ligjit për Gjykatën Speciale nuk i dëmton marrëdhëniet ndërkombëtare.

 

“Gjatë kësaj jave udhëheqësit e Kosovës kanë bërë deklarata të përsëritura publike duke thënë se një iniciativë lidhur me Gjykatën Speciale, e ndërmarrë në Kuvendin e Kosovës, nuk do të dëmtojë marrëdhëniet ndërkombëtare të Kosovës. Ata e kanë gabim. Çfarëdo përpjekje e tillë e përsëritur do të kishte pasoja të thella negative për të ardhmen evropiane të Kosovës dhe për marrëdhënien e saj me Shtetet e Bashkuara. Gjithashtu, kërcënimet me dhunë janë tërësisht të papranueshme, dhe qartësisht dhe pa mëdyshje ato duhet të hidhen poshtë nga Qeveria. Jemi jashtëzakonisht të dëshpëruar me ata që do të sakrifikonin të ardhmen e shtetit të tyre dhe përkrahjen e patundur të Shteteve të Bashkuara në favor të interesave të tyre personale”, është thënë në deklaratën e Ambasadës amerikane në Kosovë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kompania për prodhimin e pijeve “Fluidi”, me rastin e festës…