Ambasadori britanik tregon se me kë festoi në ditën e Pavarësisë së Kosovës

20 shkurt 2018 | 21:38

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Ruairi O’Connell, ka treguar se me kë ka festuar ditën e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt 2008.

Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, të shoqëruar me fotografi, ambasadori britanik ka thënë se në ditën e shpalljes së pavarësisë së Kosovës ka festuar me Policinë e Kosovës.

Edhe përvjetorin e dhjetë të pavarësisë, ambasadori O’Connell ka treguar se e ka festuar me Policinë e Kosovës.

Ai është shprehur mirënjohës për Policinë e Kosovës, sidomos për punën e palodhshme që kryejnë duke mbrojtur përfaqësuesit dhe misionet diplomatike britanike dhe të vendeve të tjera.

“Në diten e pavarësisë, kam festuar me Policinë e Kosovës. Pas 10 vjet, prapë kemi festuar me Policinë e Kosovës. Gjithmonë jam mirënjohës për policinë, sidomos për punë e palodhshme wë ata e kryenë duke mbrojtur përfaqsuesët dhe misionët britanik dhe tjetër diplomatik. Ju falenderoj të gjithë”, ka shkruar O’Connell.

Këto janë dy fotot që ambasadori i ka postuar në profilin e tij në “Facebook”. Njëra është e 17 shkurtit 2008 dhe tjetra e 17 shkurtit 2018.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, ka paralajmëruar se…