Ambasadori Cufaj dorëzoi kredencialet te presidenti i Gjermanisë

19 korrik 2018 | 16:37

Ambasadori i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë i Republikës së Kosovës në Republikën Federale të Gjermanisë, Beqë Cufaj, ka dorëzuar kredencialet tek presidenti i Gjermanisë Frank-Walter Steinmeier.

Ambasadori Cufaj i shoqëruar nga bashkëshortja dhe dy vajzat si dhe koloneli i FSK-së, Xhavit Sadriaj, këshilltari Lulëzim Pllana dhe zëvendëskonsullja Leonita Harxhi, është pritur nga Garda e Nderit e Republikës Federale të Gjermanisë dhe në praninë e medieve, si dhe nën përcjelljen e bashkëpunëtorëve të Presidentit të Gjermanisë Steinmeier.

Pasi ka kryer procedurën e paraparë, në takimin me presidentin e Gjermanisë dhe pasi i ka përcjellë përshëndetjet e presidentit, kryeministrit dhe krerëve tjerë të shtetit të Kosovës, ka falënderuar presidentin Steinmeier për angazhimin e tij prej mëse 20 vjetësh në të gjitha funksionet për Kosovën dhe qytetarët e saj. ​

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Liderët e partive politike janë duke vazhduar konsultimet lidhur me…